Report TV - SPECIALE \1 javë pas përplasjes, si mbrohet nga artistët Teatri Kombëtar

2019-08-01 0

Një javë pas përplasjes së forcave të rendit me artistët dhe Anëtarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, që janë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar aktori Neritan Liçaj na rrëfen sesi po ruhet ky institucion. Teksa na shoqëron për të hyrë brenda, por kësaj here jo nga dera kryesore, po ajo anësore Liçaj na tregon në agoren e dy teatrove çdo ditë qëndrojnë mbështetës të artistëve për të ruajtur godinën nga çdo rrezik që i paraqitet.

?Jemi organizuar me dy grupe, një grup që është brenda edhe një grup përjashta. Teatri është gjithë kohës i monitoruar. Për gjeneratorët edhe fonia na kanë ndihmuar qytetarë edhe njerëz, që kanë punuar në këtë teatër. Ndjeshmëria ka qenë aq e madhe kur u dha shfaqja e Mehdi Malkajt, që për mua ishte një nga shfaqjet më të rralla pa diskutim. Hyrja për në teatër është nga rruga që ne e kemi bërë shpeshherë kur kemi dhënë shfaqje. E kemi sistemuar çdo gjë, pasi kanë qenë të vendosura josistematikisht. Dyert i mbajmë të mbyllura, që mos të bëhet han me dy porta. Ditën që u futa për herë të parë në Teatrin Kombëtar, e gjeta të barbarizuar, me dekore edhe objekte ishin hedhur përtokë. Matërialet i kemi rifutur në depon e dekoreve. Teatrin e kontrollojmë ne që njohim çdo ambient?, shprehet Liçaj mes të tjerash.

Pas kuzhinës së teatrit, magazinës ku ruhen materialet, zbresim në skenë, aty ku aktori Mehi Malkaj para disa ditësh ngjiti në skenë shfaqjen ?Marrë guximin?. Ndërsa, do të vazhdojë edhe festivali teatror.